Dashi – Prania e Venusit dhe Mërkurit në shenjën tuaj ju nxit që të zhvendoseni në shoqëri të reja. Por lidhja e vështirë e diellit dhe Neptunit do t’ju pengojë që të jeni plotësisht të pranishëm. Takimet me njerëz nga e shkuara janë shumë të fuqishme, si ato rastësore, edhe të planifikuarat. Mund të merrni një pushim për të gjetur zgjidhje dhe menduar kreativisht.
Demi – Mund të hyni në një lidhje romantike pak të turbullt. Energjia do ju pengojë ta shihni dikë ashtu siç është dhe do të projektoni ato që doni të shihni. Kjo s’do të thotë që s’mund të argëtoheni, por mos e vendosni në një piedestal, do të ishte e gabuar.
Binjakët – E dini që diçka është e pamundur, por kjo s’do t’ju ndalojë të ëndërroni. Sa më shumë ta bëni, do i harroni vështirësitë dhe do të mbështeteni te besimi. Ndoshta kjo është gjëja e duhur për t’u bërë në këtë moment, por edhe një plan do t’ju vinte në ndihmë.
Gaforrja – Po kërkoni përvoja dhe mundësi të reja? Mund të tërhiqeni nga dikush a diçka që ju jep rehati. Kjo mund të jetë një filozofi për të gjetur forcën tuaj të brendshme apo të komunikoni me një mentor që do ju ndihmojë të shihni potencialin tuaj të plotë. Mund të duhet një hap shumë i madh përpara, por ia vlen.
Luani –Do të nxiteni të flisni për të shkuarën apo aspekte të jetës suaj që kanë nevojë të ndryshojnë. Një pjesë e kësaj mund të lidhet me përqafimin e fajeve dhe dështimeve. Lidhja diell-Neptun mund të jetë një thirrje që të tregoheni i butë me veten. Të gjithë bëjnë gabime, por nuk është zgjidhje të zhytesh në to. Është momenti të ecni përpara dhe të harroni.
Virgjëresha – Lidhja diell-Neptun mund t’ju bëjë të pranoni diçka që s’është në të mirën tuaj. Bëni disa pyetje para se të ndërmerrni një rrugë që ju lidh me një angazhim të dyshimtë. Mund të lidheni me dikë që ju bën të ndiheni shumë rehat me të. Prania e këtij personi mund të jetë e paqtë, e qetë dhe e ngrohtë për ju.
Peshorja – Do të dëshironi diçka që nuk e piketoni dot dhe asgjë që ju shkon ndërmend s’do t’jua plotësojë. Çfarëdo që ju ndihmon të qetësoheni mund të jetë një fillim i mirë. Mund t’ju duhet pak kohë me veten, ndoshta disa ëndrra me sy hapur apo edhe të vizitoni një vend të bukur.
Akrepi – Diçka në të cilën jeni përfshirë pa e menduar mund të jetë një vendim i mirë. Lidhjet planetare tregojnë që mund të mësoni diçka të re sepse një mik ka nevojë për shoqërinë tuaj. Por mund të jeni shumë të mirë në këtë, edhe pse në fillimet tuaja. Kjo mund t’ju japë një fokus që do t’ju pëlqejë dhe do të vazhdoni të përmirësoheni.
Shigjetari – Mund të mahniteni nga ideja e bukurinë dhe harmonisë, sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e lidhura me shtëpinë. Ndoshta do t’ju pëlqejë të përdorni ngjyra të ngrohta apo do t’ju tërheqë vëmendjen një vepër arti. Ku i dihet, mund të krijoni diçka që do të bjerë në sy.
Bricjapi –Do të jeni të ndjeshëm ndaj të tjerëve sa të keni një aftësi thuajse telepatike për të kuptuar ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kjo mund të jetë në avantazhin tuaj sot, sidomos nëse së fundmi keni kaluar vështirësi. Do ta keni më të lehtë të vendosni veten në vendin e tjetrit dhe ta shihni jetën në një tjetër këndvështrim. Ndoshta mund të jeni gati për të falur e harruar.
Ujori – Edhe pse jeni njerëz socialë, ndoshta sot do të keni më shumë dëshirë për të ndihmuar. Dielli dhe Neptuni lidhen në sektorin tuaj të parimeve dhe ideja për të ndihmuar të tjerët duke ua bërë gjërat më të lehta, do ju duket shpërblyese. Diçka e vogël edhe për veten s’do të ishte keq.
Peshqit – Ëndrrat do të mbizotërojnë mendjen tuaj dhe mund t’i përdorni si udhërrëfyes. Nëse duhet të kryeni disa detyra, krijimtaria në realizimin e tyre do t’i bëjë të këndshme. Zakonisht ndiqni rrjedhën, por dita e sotme ka mjaft potencial ndaj është më mirë të keni një plan.