Dashi – Hëna në Akrep bën një kënd me Plutonin në Ujor kështu që detektivi brenda jush mund të jetë shumë vigjilentë. Por a ka diçka për të zbuluar? Skepticizmi nuk është negativ, por dyshimi mund të mjegullojë gjykimin tuaj. Jo të gjithë kanë një axhendë të fshehtë dhe zhbirilimi i qëllimeve të dikujt mund të krijojë tension. Ruajeni energjinë për beteja të vërteta.
Demi – Po anashkaloni mendimin e dikujt për qëllimet tuaja sepse në të vërtetë e dini që kanë të drejtë? Edhe nëse fjalët e tyre ju sfidojnë, merrni frymë dhe dëgjoni. Po ju japin këshillla apo po projektojnë dyshimet e tyre? S’keni pse të bini dakord, por një këndvështrim tjetër mund ta forcojë planin tuaj dhe do të jeni mirënjohës.
Binjakët – Një mundësi e bukur mund të vijë, por po hezitoni për shkak të dyshimeve dhe frikës së dështimit. Tregohuni i sinqertë me veten. Justifikimet mund të jenë mjeti që të shmangni rrezikun, por mos u përfshini nga dyshimi. Jeni më të aftë nga sa mendoni.
Gaforrja – Frikërat ‘ziejnë’ brenda jush, por a janë të vërteta apo një bllokim emocional? Ndjeshmëria mund të jetë duke ju penguar më shumë sesa vetë situatat. Në vend që të mendoni më të keqen, jepini vetes një mundësi për të eksploruar. Një bisedë e thjeshtë nuk kushton asgjë dhe mund të zbulojë shumë.
Luani – Një diskutim i rëndësishëm mund të ketë mbetur pezull sepse shqetësoheni nga reagimi i personit tjetër. Heshtja nuk do ta ndryshojë të vërtetën dhe grumbullimi do të krijojë presion. Nëse ka rëndësi, duhet ta flisni, të jeni guximtarë e të hapur, të sinqertë dhe gati për të dëgjuar. Përgjigjja do t’ju habisë dhe do ta dini se në ç’pikë jeni.
Virgjëresha – Një projekt i madh duket në horizont dhe po ju shqetëson. Jeni shumë të mirë në planifikim, por pse mendoni më tepër sesa duhet që në fillim? Nuk duhet përsosmëria, por progresi. Hapi i parë mund të jetë i frikshëm, por do të mund të ecni përpara. Besojini aftësive tuaja, disiplinës dhe përshtatshmërisë.
Peshorja – Një dëshirë e madhe mund të jetë në fokus dhe me çmim të lartë madje. Do të keni një tërheqje shumë të fortë për të shpenzuar, por mendoni nëse vërtet ka një vlerë në jetën tuaj. Ekuilibroni impulset me ato që vërtet ju duhen.
Akrepi – Instinktet tuaja do të jenë shumë aktive, sidomos për çështje të lidhura me shtëpinë ose familjen. Nuk i pranoni gjërat siç i shihni dhe kureshtja mund të zbulojë disa gjëra. Është momenti të shihni përtej, por kujtohuni që disa gjëra kanë nevojë për durim e takt. E vërteta është aty, por mënyra si do ta përballoni do t’i japë formë së ardhmes.
Shigjetari – Mund të jeni shumë të vendosur për një çështje të rëndësishme. Por ky qëndrim i palëkundur është zgjuarsi apo kokëfortësi? Qëndrimi juaj tregon integritet, por nëse po bëni rezistencë thjesht për hir të tij, mund të pengoni progresin. Shihni perspektiva të reja përpara se të mbyllni derën sepse rruga e drejtë s’është gjithnjë e lehtë.
Bricjapi – Një miqësi po bie ndesh me parimet tuaja? Duhet të qëndroni stoik apo të gjeni një mënyrë bashkëveprimi? Jo çdo aleancë ka nevojë për dakordësi të plotë, por mirësjellja është e padiskutueshme. Përpara se t’i vini ‘vizën’dikujt, mendohuni nëse është vërtet problem apo një mendim ndryshe? Nëse respekti nuk është i dyanshëm, ndoshta duhet të tërhiqeni pas.
Ujori – Po mendoni nëse një plan mund të refuzohet? Jo të gjithë do të kuptojnë se çfarë synoni dhe do të përballeni me mosbesim para suksesit. Mos e braktisni idenë tuaj për shkak të kësaj sepse jeni gjithnjë hapa përpara.
Peshqit – Mos lejoni që një pengesë e vogël të trondisë besimin te vetja. Shiheni si një ndryshim për të përmirësuar taktikën. Kujtojini vetes arsyen pse filluat. Ëndrrat tuaja dhe ju s’jeni të brishtë.