Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka hyrë të enjten, në Big Brother VIP Albania 4.
Kjo në kuadër të sfidës së mos-reagimeve, ku banorët nuk duhej të reagonin fare, për këdo që do t’iu bashkohej në atë shtëpi.
Ish-finalistja e BBVK doli një herë në oborr, e më pas vazhdoi në lavanderi, ku po flinte në gjumë Gjesti.

Ata më pas dolën në oborr dhe hidhnin fjalë ndaj njëri-tjetrit, teksa Joz Marku po i ngacmonte.
Në një moment, konkurrenti nga Kosova e ‘goditi’ me një fjali ish-partneren e tij.

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend”, i tha Gjesti – Jozit, e në mënyrë indirekte iu drejtua modeles.
Gjesti ka treguar disa herë se ka qenë i lënduar nga Xheneta dhe se nuk e ka trajtuar mirë.