Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për falsifikim të parasë. 

Rasti ka ndodhur të dielën në Fushë-Kosovë. 

Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur 2 kartëmonedha nga 200 euro të falsifikuara. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2×200€ para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.