Bisedimet për formimin e qeverisë së re, takohen Krasniqi e Limaj

Bisedimet për formimin e qeverisë së re tashmë kanë nisur në mes partive opozitare.

Gazeta Insajderi mëson se sot kryetari i PDK’së Memli Krasniqi është takuar me atë të Nismës Fatmir Limajn.

Në këtë takim të njëjtit janë marrë vesh të bashkëpunojnë në drejtim të ndërtimit të qeverisë së opozitës.

Burimi thotë se palët janë në pritje të një takimi edhe me kryetarin e LDK’së Lumir Abdixhikun i cili po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje përkundër që ka dal të jetë partia fituese në këto zgjedhje, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e ulëseve në Kuvend dhe tashmë e ka të pamundur të krijojë qeverinë e re pa ndonjërën nga partitë opozitare.