Karim Adeyemi po i kalon muajt e fundit te gjiganti gjerman Borussia Dortmund.
Sulmuesi këmbëshpejtë gjerman është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier.
Sport Bild ka raportuar se ka një garë të madhe mes katër klubeve angleze për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman.
Chelsea, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Arsenal janë katër skuadrat e mëdha angleze që janë vënë pas Adeyemit.
23-vjeçari është i hapur për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe ka pranuar se do të largohet në verë.
Dortmund nga ana tjetër synon që nga largimi i yllit të skuadrës të fitojë 60 milionë euro.
Adeyemi këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.