Në Viti janë paraqitur 12 raste të reja me koronavirus.
Kryetari Sokol Haliti ka thënë se rastet e reja lidhen me infektimin e një studenti që ka ardhur nga Prishtina në Viti.
“Rastet e reja janë të lidhura me familjen e studentit dhe miqësitë e familjes së tij. Si duket studenti nga Prishtina e ka marrë koronavirusin”, tha ai në Rtv Dukagjini..
Haliti thotë se situata tashmë është më e vështirë se kur janë paraqitur rastet e para.
“Në momentin kur në sheshe dalin pesë mijë persona është vështirë të respektohen masat”.
Haliti thotë se që nga fillimi ka qenë i mendimit që masat nuk duhet të shtrëngohen shumë aq sa e pengojnë ekonominë por sipas tij jo edhe në masën që të lirohen shumë, përcjell Telegrafi.
“Situata në Prishtinë po shihet si ka shkuar. Prishtina është burim për gjithë Kosovën”.
Kryetari i Vitisë thotë se edhe grumbullimi në objektet fetare mund të paraqesë rrezik për përhapje infeksioni.