Numërimi i votave vazhdon edhe 21 ditë pas zgjedhjeve, çfarë po, numrojnë në KQZ dhe çfarë u ka mbetur?

18 ditë thanë nga KQZ që iu janë dashur në zgjedhjet e kaluara që të shpallin rezultatet përfundimtare. Që nga zgjedhjet e 9 shkurtit kanë kaluar 21 ditë dhe akoma s’ka rezultate përfundimtare. KQZ disa herë ka thënë se me ligjin e ri të zgjedhjeve i janë shtuar përgjegjësitë. Aktualisht janë duke u numëruar votat me postë, në pritje janë votat me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

je janë bërë 3 javë që kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, por akoma nuk ka rezultate përfundimtare.

Deri tani ka përfunduar numërimi i votave të rregullta për subjekte politike dhe kandidatë dhe votat nga votimi në përfaqësitë diplomatike. Në përfaqësitë diplomatike votuan 15 mijë e 352 persona.

Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u numëruar votat e diasporës përmes postës, që janë 62 mijë e 990 sosh. Mbrëmë pas mesnatës në uebfaqen e KQZ’së janë publikuar rezultatet pas procesimit të 66.31 për qind të fletëvotimeve.

Pa numëruar janë edhe 12 mijë e 801 vota me kusht dhe 2 mijë e 597 vota të personave me aftësi të kufizuara, të cilat pritet të numërohen pasi të përfundojë numërimi i votave me postë.

KQZ është kritikuar mjaft shumë që ende s’ka publikuar rezultate përfundimtare, mirëpo zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se në zgjedhjet e kaluara KQZ’së i janë nevojitur nga 18 ditë për shpalljen e rezultateve përfundimtare e edhe 8 ose 9 ditë tjera për t’i certifikuar ato.

Ai ka thënë se Ligji i ri për Zgjedhjet i ka shtuar përgjegjësitë për KQZ’në.

“Më lejoni që ta shpjegojë që për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar për subjekteve politike dhe kandidatë për deputetë KQZ është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore. Ligji i ri për Zgjedhjet ka shtuar përgjegjësitë për KQZ’në. Një përgjegjësi e tillë është edhe numërimi i votave të kandidatëve në Qendra Komunale të Numërimit dhe jo në vendvotime siç ka qenë në të kaluarën. Sot jemi në ditën e 9’të pas ditës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt dhe sa për rikujtim, në disa nga proceset e kaluara zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si ato të vitit 2014, 2017 dhe 2021, KQZ’së i janë nevojitur në secilin rast nga 18 ditë pas ditës së zgjedhjeve për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare dhe nga 8 apo 9 ditë tjera pastaj për të ardhur deri te certifikimi i rezultatit përfundimtar”, kishte thënë Elezi.