U përmend në “BBVA”, vjen reagimi i ashpër nga Xheneta

Natën e mbrëmshme emri i Xhenetes është lakuar sërish nga banorët e “BBVA”.

Ishte Danja ajo e cila I bëri një pyetje provokuese Gjestit, ku ndër të tjerash e pyeti artistin se si do të sillej ai në qoftë se Xheneta do të futej si banore ne këtë reality show.

Gjesti u përgjigj duke thënë se nuk do ta shkelte asnjëherë Xheneten.

“Nuk do t’;ia bëja 100 t’zeza, une me t’mire t’shti me vujt..”, tha ndër të tjerash.

Kësaj deklarate vendosi t’i reagoj ashpër Xheneta me anë të një postimi në “Instastory”.

“Wow edhe kta e niva???” shkroi ajo duke etiketuar faqen zyrtare të “BBVA”, e cila sigurisht do të dëshironte që emri I saj të mos përdoret në këtë shtëpi.