Tashmë e dime se soda e bukës mund të përdoret për shkaqe të shumta, duke na dhënë rezultate tejet efektive.
Megjithatë, ky produkt shtëpiak mund të përdoret gjithashtu për të bërë një maskë fytyre, shkruan Lorealparis.co.in.
Por si?
Një maskë eksfoliuese e fytyrës me sodë buke do ta bëjë lëkurën tuaj të freskët dhe të butë.
Si ta përgatisni?
Përzieni 3 pjesë sodë buke me 1 pjesë ujë. Masazhojeni me lëvizje rrethore për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, lëreni për disa minuta dhe më pas shpëlajeni. Lehtë-e lehtë!
Një maskë eksfoliuese me sodë buke jo vetëm që heq qafe qelizat e vdekura të lëkurës, por gjithashtu hap poret, duke e lënë lëkurën tonë të pastër.
Për më tepër eliminon njollat dhe pikat e zeza! Përzieni pak sodë buke me një shtrydhje limoni dhe aplikojeni në çdo njollë. Lëreni të veprojë gjatë natës dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë mëngjesin tjetër.