Sot pritet të përfundojë numërimi i votave

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri tani është përfunduar numërimi i votave në 35 komuna të Kosovës.

Ai theksoi se po vazhdojnë për t’u numëruar votat në tri komuna: Prishtinë, Leposaviq dhe Pejë, të cilat pritet të përfundojnë sot.

Aktualisht, kanë mbetur 144 vendvotime për t’u numëruar nga këto komuna.

Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, deri më 20 shkurt janë numëruar 97.55% e vendvotimeve, që përbën 2,471 nga gjithsej 2,533 vendvotime.