Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte dikur, për organizimin e tubimit të sotëm në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ahmeti ka thënë se tubimi i partisë së Albin Kurtit ka “rrezikuar qindra njerëz”.
“Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik”, ka thënë ai, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Ahmeti ka thënë se tubimi i VV’së në kryeqytet ishte “tepër papërgjegjësi e madhe”.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Lëvizjes Vetëvendosje ja uroj 15 vjetorin e krijimit!
Por, meqenëse kanë qenë në qeveri në kohë të pandemisë e dijnë si ka funksionu menaxhimi i pandemisë. Kur dikush ka dal pozitiv, IKSHP ka bërë gjurmimin epidemiologjik, duke intervistuar të infektuarit për krejt kontaktet që i kanë pas në ditët e fundit. Ato kontakte pastaj janë testuar dhe situata ka qenë nën kontroll.
Në qoftë se kemi pas 2-3 të infektuar në tubimin sot, atëherë është pamundësuar gjurmimi epidemiologjik. Të gjithë të pranishmit duhet të testohen dhe gjitha familjet dhe kontaktet e tyre. Këtë e kemi dëgjuar vazhdimisht nga IKSHP e nga qeveritë, e posaqerisht nga ajo e VV.
Por edhe më keq, sot janë rrezikuar qindra njerëz. Nuk e kuptoj se pse ka pas nevojë të rrezikohemi kështu.
Tepër papërgjegjësi e madhe.
P.S. 58 raste të reja në Kosovë sot