Një moment emocionues është shënuar së fundmi në Big Brother VIP Albania 2, ku reperi Stresi ka bërë një gjest të veçantë për mikun e tij, Gjesti.
Në shenjë mbështetjeje për të brenda shtëpisë, Stresi i ka dërguar një parashutë nga ajri, e cila mbante mesazhin domethënës: “Mos u dorëzo”.
Ky veprim i reperit tropojan është pritur me shumë entuziazëm nga Gjesti, i cili u emocionua dhe e falënderoi menjëherë nga oborri i shtëpisë: “Faleminderit shumë, bro!” – tha ai, i ngazëllyer nga kjo surprizë e papritur.
Ky nuk është thjesht një akt simbolik, por edhe një shenjë e fortë mbështetjeje mes dy reperëve, të cilët kanë krijuar një raport të afërt jashtë shtëpisë së BBVA.
Me këtë gjest, Stresi ka dashur t’i tregojë Gjesti se nuk është vetëm në këtë rrugëtim dhe se duhet të qëndrojë i fortë deri në fund.
Surpriza e tij ka bërë jehonë edhe në rrjetet sociale, ku fansat kanë përgëzuar këtë gjest miqësor dhe mbështetës. Mbetet për t’u parë nëse kjo energji pozitive do t’i japë Gjesti një motivim të ri për të vazhduar lojën.