Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë fjalën pas Arben Vitisë në tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje për nder të 15 vjetorit të themelimit të partisë.
Haxhiu fjalimin e saj e ka nisur me lavde për bashkëpartiakët e saj.
Për Albin Kurtin që e kishte përballë ka thënë se ishte kryeministri që ka pasur Kosovës.
Pa e lavdëruar nuk e ka lënë as Glauk Konjufcën, të cilin e ka quajtur si aktivisti më i mirë Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo tutje ka përmendur mbështetjen për VV’në që u dha në vitin 2019, derisa qeverinë e Avdullah Hotit e ka quajtur si ‘qeveri koti’.