Egli zbulon produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë, 20 mijë euro është dënimi nëse përmendim emrin Xhenetës

Mbrëmja e mërkurë në “Big Brother VIP Albania 4” ka qenë e mbushur me tensione, teksa Egli Tako ka pasur debate të ashpra me disa prej banorëve të shtëpisë, përfshirë Gertën dhe Valbonën.

Në mes të një debati me këtë të fundit, ajo mori një vërejtje nga produksioni “Egli kujdes mikrofonin”, gjë që e nxiti të reagojë edhe më fuqishëm.

Në mes të gjaknxehtësisë, Egli ka zbuluar një detaj të pazakontë, duke pretenduar se produksioni u ka kërkuar banorëve të firmosin një kontratë ku ndalohet përmendja e emrit të Xhenetës, ish-të dashurës së Gjestit.

Ky fakt ishte i panjohur për publikun deri më tani dhe ka ngjallur kureshtje dhe reagime të shumta.

“Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më. 20 mijë euro e ka gjobën”, – ka deklaruar Egli gjatë debatit.

Deklarata e saj ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale, me ndjekësit që po diskutojnë nëse një marrëveshje e tillë është e drejtë apo nëse është bërë për të kontrolluar narrativën brenda shtëpisë. Po ashtu, lind pyetja nëse banorët janë të detyruar të censurojnë bisedat e tyre, pavarësisht dinamikave natyrale të lojës.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni, por kjo situatë pritet të sjellë edhe më shumë tensione dhe diskutime në ditët në vijim.