Në sallën “1 Teori”, në Qendrën Komunale të Numërimit, në Prishtinë, është ndërprerë numërimi i votave për deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është shoqëruar me tensione, pas një përplasjeje verbale mes komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, njofton RTK.
Komisionerët janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme.
Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orët e pasdites, ka filluar me procesin e numërimit të votave të subjekteve politike.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë për media, tha se në qendrat komunale të numërimit, përveç procesit të numërimit të votave të kandidatëve, do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike.