A është e mundur që gripi të bjerë dy herë brenda një sezoni?

Ndërsa në sezonin e gripit janë shkaktuar infektime të reja, shumë njerëz pyesin nëse është e mundur që gripi të bjerë dy herë gjatë një sezoni. 

Sipas ekspertëve, ky është në fakt i mundur.

Virusi i gripit është i ndryshëm dhe i aftë të krijojë vazhdimisht mutacione, duke krijuar mundësi për infeksione të përsëritura.

Specialistët kanë shpjeguar se mund të ndodhi që një person të infektohet me një variant të gripit në fillim të sezonit dhe më pas, kur imuniteti i tij të dobësohet, të kapë një variant tjetër më vonë.

Sidoqoftë, dallimi mes gripit dhe viruseve të tjera si COVID-19 ose RSV mund të jetë i vështirë, duke kërkuar teste për një diagnozë të saktë.

Po, është e mundur që gripi t’i bie dy herë dikujt brenda një sezoni”, ka thënë doktori Amesh Adalja, ekspert në sëmundje infektive.

Ai ka shpjeguar se njerëzit mund të infektohen me gripin influenca A dhe pastaj të infektohen me influencën B, ka raportuar The Hill.

Gjithashtu, imuniteti mund të zvogëlohet gjatë sezonit, duke rritur mundësinë e infeksionit të dytë.

Doktori Donald Dumford, specialist i sëmundjeve infektive në Cleveland Clinic, ka shtuar se brenda një tipi të gripit, siç është influenca A, ka shumë variante dhe është e mundur që njerëzit të infektohen me një variant tjetër (p.sh. H1N1 pas H3N2).

Gripi ka simptoma të ngjashme me viruse të tjera, si COVID-19 dhe RSV, kështu që mund të jetë e vështirë të dallohet se cilin virus mund ta ketë dikush.

Për ta konfirmuar, është e rekomanduar të bëhen testime sa më shpejt, menjëherë pas shfaqjes së simptomave.

Nëse rezultati është pozitiv, ilaçet antivirale mund të ndihmojnë për të shkurtuar kohëzgjatjen e sëmundjes dhe për të ulur simptomat, sidomos nëse nisin brenda 1-2 ditëve të para.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandon që njerëzit që kanë simptoma të gripin të izolohen në shtëpi, derisa simptomat të fillojnë të përmirësohen.