Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka ruajtur bastionet e saj, Skenderajn dhe Drenasin
Nga 77.46% e votave të numëruara, apo 55 kuti nga 71 sa janë gjithsej, PDK renditet e para me 74.89%, e dyta Vetëvendosje me 12.68%, kurse AAK e treta me 5.94%.
Në këtë komunë LDK renditet e katërta me 1.77%.
Fitore bindëse PDK ka shënuar edhe në Drenas, ku nga 77.78% e votave të numëruara nga KQZ apo 56 kuti nga 72 sa janë gjithësj, PDK renditet e para me 75%, VV e dyta me 16.71%, LDK e treta me 3.01%, AAK e katërta me 2.92% dhe Lista për Familjen e pesta me 1.41%.