Lekaj sqaron gafën e mbrëmshme: I ngatërrova fjalët “feminist” me “fëmijëror”


Anëtari i AAK’së Pal Lekaj ka kërkuar falje publike pas lëshimit gjuhësor të tij në përdorimin e fjalës ‘feministe’ në vend të fjalës “fëmijore” në një paraqitje televizive mbrëmë.

Lekaj ka shkruar se u kërkon falje publikut të gjerë veçanërisht gjinisë femërore për ngatërrimin e fjalës “Feministe” ne kuptimin e fjalës “Fëmijore”.

“Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore”, ka shkruar Lekaj.