Flet Sami Lushtaku, mohon kategorisht pretendimin e Albulena Haxhiut për sulmin ndaj eskortës së kryeministrit (Video)

Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lushtaku kishte tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit.

Sipas Haxhiut, Lushtaku ka përdorur veturën zyrtare të komunës së Skenderajt për të penguar rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin, njofton Klankosova.tv.

Siç bëri të ditur moderatorja Jehona Gashi, Lushtaku prapa kamerave, ka mohuar kategorikisht këto akuza në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke thënë se ka qenë duke kryer detyrat e tij të zakonshme, pasi është periudhë fushate, dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen e përmendur.