Zona Industriale në Viti mundësi e re për bizneset

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) i kryesuar nga kryetari Agim Shahini vizituan sot Komunën e Vitisë ku u pritën nga kryetari Sokol Haliti dhe biznese të kësaj komune.

Sokol Haliti kryetar i komunës së Vitisë tha se kjo komunë tash ka zonën ekonomike që është mundësi e re për investime dhe ardhjen e investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë. 

Agim Shahini kryetar i AKB-së tha shumë biznese nga komuna e Vitisë janë model i mirë për krejt Kosovën. 

“AKB do të inkurajojë bizneset që të vijnë këtu për të zhvilluar aktivitetet e veta biznesore”, tha Shahini.