28 raste të reja me koronavirus më Kosovë

TË enjten në Kosovë janë konfirmuar 28 raste të reja me koronavirus, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Në total numri i të infektuarve deri më tani në vendin tonë ka shkuar në 1326.

“Sot më 11 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 228 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe  gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 28 raste”.

Rastet pozitive, sipas IKSHPK-së janë nga: “komuna e Prishtinës 9 raste (sipas vendbanimit: 9 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 7 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc i epërm, 2 raste Vushtrri, 1 rast Akrashticë dhe 1 rast Maxhunaj), komuna e Fushë Kosovës 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë dhe 1 rast Miradi e epërme), komuna e Rahovecit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rahovec), komuna e Podujevës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Konushevc dhe 1 rast Gërdovc) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Lipjan, Gjilan,  Pejë, Mamushë dhe Rogovë-Gjakovë”.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore.

Po ashtu sot janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 921 raste.

“Nga data 08 shkurt  deri më 11 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.326 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, shkruan Gazeta Stop.