Pasi reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë.
Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ndër të tjera kanë shkruar se rrugët janë të mbuluara me borë dhe me ngrica.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Apeli i plotë i Polocisë:
KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUARA ME BORË DHE ME NGRICA!
Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.