Gjatë kësaj të hëne, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, e vende-vende do të ketë edhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -2 gradë Celsius deri në 4 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Mot kryesisht i vranët. Në pjesën e parë të ditës vende-vende parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.