Mos akreditimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, pengon eksportin e prodhimeve vendore

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka vizituar të mërkurën fabrikën Magic Ice në Lipjan në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2024” me traditë 22-vjeçare me moto “Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?”.

Gjatë kësaj vizite u tha se mos akreditimi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), është duke i shkaktuar probleme të mëdha prodhueseve vendor, pasi që ata nuk mund t’i eksportojnë produktet e tyre në vendet e Bashkimit Europian (BE).

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini tha se vizita ka për qëllim që bizneseve anëtare tu dalin në ndihmë, e po ashtu t’i shohim nga afër sfidat që përballën .

“Jemi këtu për të pa suksesin e juaj dhe vështirësitë si prodhim vendorë që keni ju si grua model i suksesshëm dhe konkurrues me produkte cilësore për konsumatorët kosovar”, theksoi Shahini.

Kurse Suzana Aliu pronare e fabrikës “Magice Ice” tha se vështirësitë kryesore i kanë te politikat jo të mira për prodhuesit vendor.

“Përveç politikave, problem për prodhuesit vendor paraqet edhe mos pranimi i certifikatës së AUV në plasimin e produkteve tona në BE pasi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk është i akredituar.

Ndryshe, në këtë vizitë të organizuar nga AKB-ja,  ishin edhe Xhevdet Rexhepi Viva Fresh Store, Shkëlzen Jusaj Petrol Company, Xhelal Memeti kryetar i Unioni Afaristeve Vizioni Pmb, Florim Useini nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore dhe delegacioni i AKB-ës.