Leard Sadriu e Baton Zabërgja do të debutojnë për herë të parë me ekipin A të Kombëtares së Kosovës, në futboll.
Ata u ftuan nga selektori Franko Foda dhe do të jenë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e nëntorit, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Stop.
Si Sadriu, ashtu edhe Zabërgja u shprehen të lumtur dhe të nderuar me ftesën, duke deklaruar se për ta është privilegj të veshin fanellën e “Dardanëve”.
Kosova këtë muaj ballafaqohet me 15 nëntor në udhëtim te Rumania, dhe e pret në “Fadil Vokrri” Lituaninë, më 18 nëntor.