Abdixhiku uron Trumpin: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Uashingtonit është interes nacional

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas fitores së Donald Trumpit në garën për president të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku thotë se populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatinstrategjik të së shkuarës e të së ardhmes.

Më tej, kreu i LDK-së thotë se pa Amerikën, ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur.

“Populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – aleatin tonë strategjik të së shkuarës e të së ardhmes! Në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane! Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme! “Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, e me miqësi të përhershme me SHBA-të” – ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër”, ka shkruar Abdixhiku, njofton