Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhje në ShBA.
Krasniqi u shpreh se fitorja e Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane, shkruan Demokracia.com
“Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë.”, u shpreh Krasniqi.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, i përcjell urimet më të përzemërta Presidentit Trump dhe popullit amerikan në një tjetër rrugëtim të përbashkët përpara. Rizgjedhja e Presidentit Trump është dëshmi e forcës së demokracisë amerikane.
Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkon gjithmonë përtej politikës. Roli i SHBA-së në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit është dëshmi e një raporti të ndërtuar mbi vlera, besim dhe respekt të veçantë.
Ndërsa Kosova vazhdon përpjekjet që të ndërtojë një të ardhme më të mirë, ne ritheksojmë përkushtimin e plotë për forcimin e aleancës sonë më të rëndësishme, duke rifuqizuar raportet Kosovë – SHBA, përmes mundësive të reja për bashkëpunim, zhvillim, paqe e stabilitet në rajonin tonë.
Urime President Trump!