Thaçi për veprimet e Rakiq: Sa isha kryeministër kush nuk respektonte simbolet e shtetit 1 minutë s’qëndronte në zyre

12:15, 10 Qershor 2020

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka komentuar veprimet e Zëvendëskryeministrit serb të Qeverisë, Goran Rakiq, i cili sipas raportimeve ka hequr nga kabineti i tij simbolet e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ai që nuk respekton ligjet e shtetit, nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Unë ku jam aty, në çdo institucion të shtetit, janë simbolet e shtetit të Kosovës”.

”Edhe në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve kanë respektuar Kushtetutën dhe simbolet e shtetit të Kosovës”.

”Përndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Më tej ai tha se kjo çështje është nën përgjegjësinë e Kryeministrit Avdullah Hoti, njofton Klan Kosova.

”Tash pyetne z.Hoti”.

”Ai që nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e shtetit nuk mund të jetë pjesë institucioneve të vendit”.