Moti me diell, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot me diell, gjithashtu priten vranësira rreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis, ndërsa maksimalet ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.