Afro një në pesë persona do të preken nga kanceri në një fazë të jetës së tyre.
Ndërkohë që ka shumë faktorë që ndikojnë në të, të tilla si mosha dhe historia familjare, të cilat nuk mund të kontrollohen, mundësitë për zhvillimin e sëmundjes se kancerit mund të zvogëlohen përmes mënyrës së mënyrës së të ushqyerit.
Radikalet e lira, kimikatet reaktive që dëmtojnë qelizat, besohet se ndikojnë për të keq, ndërkohë që antioksidantët e mbrojnë trupin nga efektet dëmtuese që vijnë si pasojë e radikaleve të lira, duke rritur funksionin e qelizave dhe duke ulur stresin oksidativ.
New York Post ka shkruar se ekspertët këshillojnë për marrjen e antioksidantëve nga ushqimet duke vënë në pah likopenet, resveratrolin, luteinë, zeaksantin, e vitaminën A.
Likopeni është antioksidant i fuqishëm që shpesh gjendet në domate. Ky antioksidant ka treguar rezultate pozitive ne parandalimin e dëmtimit të qelizave dhe ka përfitime shëndetësore të tjera për trupin.
Sa i përket kancerit, likopenet luajnë rol të rëndësishëm duke u bërë pikë kthese për ndalimin e rritjes se tumoreve e parandalim të progresit të sëmundjes.
Këto substanca të shëndetshme bëjnë pjesë në familjen e keratinoideve, grup pigmentesh që gjenden në kunguj, domate, karota e speca. Keratinoidet u japin ngjyrë bimëve, si të portokalltë, të kuqe e të verdha dhe gjithashtu i mbrojnë ato nga stresi oksidativ.
Ushqimet që janë të pasura me keratinoide duhet të konsumohen me gjithë lëkurë, pasi aty i kanë vlerat më të mëdha ushqyese.
Këta antioksidantë mbështesin shëndetin e syrit si dhe kanë treguar rezultate të mira kundër kancerit të zorrës së trashë, atij të mushkërive, gjirit e prostatës.
Resveratroli është polifenol natyral që gjendet në fruta të malit, rrush, verë të kuqe, kikirikë e fëstëkë dhe ka treguar rezultate të mirë kundër kancerit, sëmundjes së zemrës dhe sulmit.
Sipas studimeve, severatroli lufton qelizat kancerogjene duke aktivizuar dhe deaktivizuar rrugët e molekulave të dëmshme.
Karotenoidet, luteina dhe zeaksantini, të cilat gjenden në të verdhën e vezëve të pulës, kanë treguar rezultate të mira në zvogëlimin e degjenerimit molekular, i cili është shkaktar i verbërisë tek njerëzit 55 vjeç e më të vjetër.
Kur bëhet fjalë për kancerin, një studim i bërë në vitin 2019 ka gjetur se pjesëmarrësit që konsumonin më shumë ushqim të pasur me luteinë dhe zeaksantin ishin më pak të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë.