Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë një lutje sot për krerët shtetërorë, duke u kërkuar trajtim më të denjë ndaj tij, në raport me zhvillimet e fundit.
Ai u ka kërkuar presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, siç potencon t’i frenojnë disa persona, prej të cilëve ndihet i ofenduar nga deklarata të pavërteta, transmeton Gazeta Stop.
”Nuk kam ndërmend të merrem me njerëzit tuaj, por kam një lutje:
Ju lutem frenoni njerëzit e juaj, ata që po më ofendojnë, sepse deklaratat e pavërteta që po bëjnë nuk po ofendojnë vetëm mua, por edhe fëmijët e mi.
Nuk besoj se këta njerëz me shpifje e gënjeshtra ju bëjnë nder me këto veprime të ulëta.
Unë mendoj se nuk e meritoj këtë trajtim!
Nga ana tjetër, më duket se nuk po zgjidhni asgjë me këtë qasje, dhe nëse qëllimi është të më tregoni mua diçka, mua më mjafton që unë e di kush jam. Nëse doni dëshmi për ndonjë gjë që ju intereson, unë mund t’ua sjelli ato (nëse kam njohuri), përndryshe mbetët që drejtësia të ndërmjetësojë.
Manipulimi me emrin tim nuk është as njerëzor por mund të këtë edhe efekte ligjore për njerëzit e juaj.
Nuk kam qëllim t’ju edukoj ose të ndërhyj në mendësitë tuaja, por para se të më ofendoni, verifikoni vërtetësinë e fakteve”.