Kylie Jenner dhe shoqja e saj e bëjnë ‘nxehtë’ me foto provokuese

Kylie Jenner ‘ngriti’ temperaturat me fotografitë e fundit.

Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit një seri fotografishë bashkë me shoqen e saj, Anastasia Karanikolaou, shkruan lajmi.net.

Këto imazhe, bukuroshja i solli me rastin e ditëlindjes së Anastasias, duke përmbledhur momentet më të mira me të.

Në disa prej fotografive, Kylie dhe shoqja e saj ishin veshur njësoj, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek format bombastike të tyre.

Jenner e quan dhuratën më të mirë shoqen e saj, e cila feston ditëlindjen e 23-të, ndërsa falënderon Zotin që e solli në jetën e saj.

Kylie Jenner së fundi është komentuar për një ribashkim të mundshëm me ish-partnerin e saj, Travis Scott. /Lajmi.net/