Aksident në qendër të Prishtinës

Sot ka ndodhur një aksident në Prishtinë në afërsi të Katedrales “Nënë Tereza”.

Mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një aksident në Prishtinë, përkatësisht në udhëkryqin në afërsi të katedrales “Nënë Tereza”.

Sipas fotografive që lexuesit e lajmi.net i kanë dërguar në adresë të redaksisë, shihet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo mirëpo, për shkak të këtij aksidenti qarkullimi në këtë pjesë të kryeqytetit është vështirësuar.