Sot seancë e jashtëzakonshme për shlyerjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për procesin e përllogaritjes dhe shlyerjen e borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit.

Në njoftim u tha se seanca do të nisë në orën 12:00.

“Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim.

Në dy seancat e fundit në Kuvend kanë marrë pjesë vetëm partitë opozitare.