Kosova e mbyll pjesën e parë 1 me 0 me Qipro

Kosova ka kaluar në avantazh ndaj Qipros në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, kështu duke e mbyll pjesën e parë.

Kapiteni Amir Rrahmani, qendërmbrojtës, bëri një slalom në 16-metërsh, duke mënjanuar tre mmbrojtës për ta mposhtur në fund portierin qipriot.

Aktualisht, pas tri xhirosh Kosova ndodhet në vendin e dytë të grupit 2 në Ligën C të Kombeve me gjashtë pikë, tri më pak se Rumania që mban vendin e parë.

Në anën tjetër, Qipro radhitet i treti me tri pikë të marra nga fitorja e vetme, ajo ndaj Lituanisë.