Një aksident mes dy veturave në Caralevë, la të lënduar dy persona.
Rastin për Klankosova.tv, e bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Bytyqi.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimin rreth zbardhjes së aksidentit .