Moti me diell sot, temperaturat deri në 25 gradë

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta.

Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 8 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.