Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar punimet në ndërtimin e Urës së Badocit.
Durmishi tha se pas ndryshimeve të nevojshme në këtë projekt, tashmë tha se ka përfunduar vendosja e pilotave për bazamentin e urës.
“Po punohet intensivisht që ndërtimi i urës së re të përfundoj brenda afatit”, tha Durmishi , transmeton Gazeta Stop.
Ura e Badocit ishte mbyllur për qarkullim në maj të vitit të kaluar, ku siç pati njoftuar ministri Liburn Aliu, mbyllja u bë për shkak të rrezikshmërisë në aspektin e sigurisë deri në hartimin e projektit kryesor të ndërtimit të urës së re.