Moti sot me temperatura deri në 21 gradë

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Siç njofton IHMK-ja, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21gradë Celsius.