Tre persona janë raportuar të vdekur brenda 24 orëve në raportin e policisë.
Në Lipjan, një burrë është gjetur pa shenja jete, ndërkohë një tjetër në po të njëjtin vend, djali ka gjetur prindin e tij të vdekur në tavanin e shtëpisë, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq në Prishtinë një grua është gjetur e vdekur në banesën e tij.
Raporti i policisë:
Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
Viktima femër kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.