Nota më e lartë në Ligën Premier, Aro Muric pjesë e formacionit më të mirë të javës në Angli

Arijanet Muric ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier me fanellën e Ipswich Town.

Portieri kosovar ishte fantastik në fundjavë, ku bëri gjashtë pritje për skuadrën e tij Ipswich dhe morën një barazim të vlefshëm 0-0 në udhëtim te Brighton.

Në fakt reprezentuesi kosovar është lojtari me notën më të lartë në gjithë Ligën Premier për xhiron e katërt, pasi është vlerësuar nga Sofa Score 9,1 pas ndeshjes.

Aro Muric ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës, ku në të ka edhe emra të mëdhenj.

Në mbrojtje është Matthijs de Ligt, bashkëlojtari i ARos, O’Shea dhe Gabriel i Arsenalit.

Ndërkohë në mesfushë janë Diallo (Man Utd), Lemina (Wolves), Ndidi (Leicester City), McNeil (Everton) dhe Davis (Ipswich Town).

E dyshja e sulmit janë Erling Haalnd dhe Ollie Watkins.