Dashi – Kjo nuk është periudhë e mirë për dashurinë. Çiftet mund të kenë mungesë stimulimi, duket sikur të gjithë po mendojnë për biznesin e tyre për momentin. Për sa i përket punës, do të mund të përjetoni momente qetësie.
Demi – Kjo e martë do të jetë tejet pozitive. Do ju duhet të menaxhoni një situatë sentimentale të dyjëzuar, ku do ju duhet të merrni një vendim ose të hiqni dorë. Në vendin e punës do të jeni të mbushur me kuriozitet për atë që ju rrethon.
Binjakët – Në dashuri, çiftet e reja do të mbrohen nga yjet, por edhe ata më të kaliturit do të përjetojnë një 24 orë të këndshme. Në ambientin e punës mbretëron pak konfuzion.
Gaforrja – Kjo ditë do të jetë mjaft e lehtë për t’u jetuar. Në dashuri do të ndjeni nevojën për të pasuir më shumë mbështetje. Ata që janë vetëm do të gjejnë siguri në fushën e ndjenjave. Në vendin e punës duhet të studioni strategjitë e duhura për të vënë në zbatim gjithë projektet që keni.
Luani – E marta do t’ju dhurojë momente relaksi. Në dashuri duhet t’i dedikoni më shumë vëmendje partnerit/es. Objektivat e vendosura në vendin e punës do të jenë pjekur dhe tashmë do të keni dorë të lirë për t’i çuar deri në fund.
Virgjëresha – Kalimi pozitiv i Venusit është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Stimuj të rinj. Përsa i përket punës, bëni kërkesa, por punoni me përkushtimin maksimal që të meritoni rritje rroge.
Peshorja – Nëse keni rënë seriozisht në dashuri, nuk keni asgjë për t’u frikësuar, duhet të shijoni ndjesitë dhe momentet. Për sa i përket punës, do të favorizohen ata që kanë filluar një punë të re.
Akrepi – E marta do të nisë me këmbën e duhur. Në dashuri do të dominojë dëshira për të gjetur zgjidhje të rëndësishme lidhur me disa aspekte të jetës. Intuita e mirë në punë do të bëjë që të merrni rezultate të mëdha.
Shigjetari – Hëna është në anën tuaj, drita jeshile për ndjenjat. Duhet të organizoni diçka të veçantë për të dashurin tuaj ose të plotësoni nevojat e tyre nëse i keni lënë pas dore. Ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në lojë në punë.
Bricjapi – Jeni duke përjetuar një moment të vështirë në dashuri. Mblidhni idetë tuaja dhe zbatojini ato në praktikë duke filluar nga mesi i muajit kur yjet janë më të favorshëm. Për sa i përket punës, ka njëfarë pakënaqësie, duhet durim.
Ujori – Nuk premtohet të jetë një ditë e favorshme sa i takon jetës sentimentale. Në vendin e punës, dita nuk do të jetë ndër më të qetat, pasi yjet parashikojnë tensione.
Peshqit – Prej disa ditësh jeni nervoz dhe i shqetësuar, por nuk duhet shumë për t’ju bërë të këputeni dhe të veproni me impuls. Duhet të veproni bashkërisht. Për sa i përket punës, vlerësoni me kujdes të gjitha aspektet përpara se të jepni konfirmime të reja.