Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Prizren – Suharekë, në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.
Një nga veturat e aksidentuara është e KFOR-it.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Bajram Krasniqi, ku tha se tri vetura janë përfshirë në këtë aksident dhe si pasojë janë lënduar tre persona. Gjithashtu shtoi se me rastin po merret njësiti i autostradave.