Dashi- Do të jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do të bëhet më emocionuese se kurrë. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje të mëdha do të ndihen disi më të qetë. Në planin financiar mos kryeni shpenzime të pamenduara sepse do të keni probleme serioze.
Demi- Ju pret një ditë reflektimesh dhe mendimesh të mundshme, një situatë që mund t’ju bëjë të bëni disa konsiderata të rëndësishme. Sa i përket punës, tani kërkohet shumë përqëndrim. Në dashuri është koha për të bërë një hap përpara.
Binjakët- Klima në çift do të fillojë dalëngadalë të ngrihet gjatë kësaj dite. Nuk do të tregoheni aq kërkues ndaj partnerit dhe herë pas here do të bëni disa lëshime. Në planin financiar do të jeni me fat dhe do të mund t’i zgjidhni problemet që kishin kohë që ju kishin dalë.
Gaforrja- Në këto 24 orë mund të ndiheni pak nën presion, sidomos për shkak të përgjegjësive familjare. Përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos mbyteni nga emocionet. Sa i përket punës, duhet më shumë pragmatizëm për të kapërcyer çdo pengesë.
Luani- Energjia juaj është ngjitëse dhe do të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju rrethojnë, si në punë ashtu edhe në jetën private. Mund të merrni propozime interesante që do t’ju lejojnë të shprehni më së miri aftësitë tuaja.
Virgjëresha- Rutina do të mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Për këtë arsye marrëdhënia me partnerin nuk do të jetë aq e mirë sa ju do dëshironit. Në planin financiar nuk do arrini ta stabilizoni si duhet situatën. Kjo do ju mërzisë pa masë dhe mund t’iu trishtojë.
Peshorja- Ka ardhur koha për të marrë vendime të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimet dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Kur bëhet fjalë për punën, qëndroni të përqendruar dhe mos e lini veten të shpërqendroheni nga mendimet e të tjerëve. Shëndeti është i mirë por shmangni teprimet.
Akrepi- Ditë shumë e veçantë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të merrni propozime interesante nga partneri dhe do ndiheni shumë mirë për këtë fakt. Do e kuptoni edhe njëherë se ai ju dashuron fort. Në planin financiar do të keni fat dhe do të arrini ta stabilizoni shumë shpejt situatën.
Shigjetari- Në këtë periudhë duhet të mendoni mirë përpara se të thoni po ose jo. Edhe zemrat e vetmuara do të kenë një avantazh nga fundi i muajit. Për sa i përket punës, do të jetë më e lehtë të ktheheni në lojë.
Bricjapi- Jupiteri do të influencojë pozitivisht jetën tuaj në çift dhe do iu bëjë të ndiheni më së miri në krahët e partnerit. Financat nuk do të jenë në gjendje shumë të keqe, por duhet të jeni të kujdesshëm të mbani situatën të stabilizuar.
Ujori- Korriku ka qenë muaji më i rëndë, dhe çiftet që janë ende bashkë në këtë fund gushti pas stresit të përjetuar në atë periudhë janë të fortë. Fëmijët, shtëpia, paratë, shumë mendime por edhe shumë zgjidhje që vijnë tani që Jupiteri është i favorshëm.
Peshqit- Tensionet nuk kanë munguar, Gushti nuk ka favorizuar ndjenjat. Përsa i përket punës, keni marrë përsipër disa përgjegjësi të mëdha për vjeshtën.