Policia shqipton mbi 1850 gjoba brenda një dite

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1852 gjoba brenda një dite për mosrespektim të rregullave në trafik.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit 25 aksidente trafiku kanë qenë me të lënduar, ndërsa 59 me dëme materiale.

Nga statistikat e përgjithshme, 20 persona janë arrestuar, dhe 13 janë dërguar në mbajtje.