“Kemi marrë një shishe dhe tre red bulla…” – kosovari habitë me gjestin që bëri në një lokal të Shqipërisë

Një kosovar ka bërë një gjest emocionues gjatë pushimeve të tij në Shqipëri, saktësisht në gjirin e Shën Andreut.

Sipas JOQAlbania, klienti nga Kosova kishte marrë pije në një lokal kur ai ishte i mbyllur, dhe më pas ka kërkuar falje përmes një letre të cilën e ka lënë aty bashkë me 100 euro.

Ka qenë një kamerier ai i cili e ka publikuar letrën në të cilën thuhet: “Faleminderit shumë. U kënaqëm në këtë ambient të bukur. Na vjen keq që u vetëshërbyem. Lekët t’i kemi lënë në frigorifer, me respekt nga Kosova”.

Më poshtë postimi:

Një qytetar që punon si kamarier në një lokal në Gjirin e Shën Andreut ka ndarë një histori që i ka bërë shumë përshtypje.

Sot në mëngjes, ai gjeti një letër të shkruar nga një klient nga Kosova, i cili kishte marrë pije nga frigoriferi i lokalit, kur e gjeti atë të mbyllur.

Klienti ka lënë pagesën 100 euro së bashku me një letër falënderimi për ambientin e këndshëm.

Kamarieri, i prekur nga ky gjest, kërkon të gjejë personin që e ka lënë këtë mesazh për t’i shprehur mirënjohjen e tij. Ai thotë se ky veprim i klientit i ka lënë një përshtypje shumë të mirë dhe dëshiron t’i thotë një faleminderit të sinqertë.

Mesazhi i kamarierit:

Pershendetje si jeni? jam nje cun ce kam nje lokal ne Gjirin E Shen Andreut dhe sot ne mgjes kam gjet kete leter te shkruar te lokali te lutem ma shperndaj kete foto se dua ta gjej kete person nga kosova dhe thjesht ti them faleminderit 🙏🙏🙏

Punoj kamarier ketu, dhe sot ne mgjes gjej ate leter ketu te lokali dhe me ka ber shum pershtypje te mire

Po ka qen i mbyll dhe kishin mar vet pije nga figoriferi dhe kishin len kete leter dhe me la pershtypje shume te mire
Faleminderit !