Bananet jo vetëm që kanë shije të mirë, ato janë të mbushura me vitamina, minerale dhe fibra dhe janë të mira për shëndetin në përgjithësi.
Bananet janë burim shumë i mirë i kaliumi, i cili është i domosdoshëm për funksionimin normal të zemrës dhe muskujve, shkruan The Times of India.
Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut si kundër efekt ndaj sodiumit (kripërave), duke ulur rrezikun nga tensioni i lartë dhe duke mbështetur shëndetin kardiovaskular në përgjithësi.
Bananet janë burim i mirë i energjisë pasi përmbajnë karbohidrate, ku përfshihen sheqernat e thjeshta natyrale si glukoza, fruktoza dhe sukroza. Këto sheqerna e bëjnë këtë frutë një zgjedhje shumë të mirë.
Bananet përmbajnë komponimin që quhet truptofan, një aminoacid të cilin trupi e shndërron në serotoninë, neurotransmetues i ndjenjave të mira. Pra bananet janë të mirë për rritjen e disponimit dhe uljen e simptomave të depresionit e ankthit, duke kontribuuar në shëndetin mendor.
Përveç kaliumit, bananet përmbajnë edhe vitamina e minerale që i kontribuojnë shëndetit të zemrës. Për shkak që përmbajnë shumë fibra, bananet ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak duke ulur kështu edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi.
Ato janë të pasura me vitamina e minerale esenciale, përfshirë vitaminën C e manganin, të cilat janë të nevojshme për eshtrat. Ato ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë kolagjen, i cili ndihmon për fortësinë e dendësinë e eshtrave, duke ulur rrezikun nga osteoporoza dhe frakturat.
Bananet janë të mira për diabetin sepse përmbajnë sasi të lartë të fibrave, posaçërisht pektinës, e cila ndihmon absorbimin e sheqernave të shëndetshme. Kjo gjë ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, duke e bërë bananen frutë të përshtatshme për diabetikët.
Bananet ndihmojnë shëndetin e lëkurës sepse përmbajnë vitaminë A, C dhe E, të cilat njihen për përfitimet që ofrojnë për lëkurën. Këto vlera ushqyese ulin shenjat e plakjes, përmirësojnë teksturën dhe hidratimin e lëkurës.
Bananet përmbajnë sasi të bollshme të ujit, gjë që ndihmon trupin të qëndrojë i hidratuar.