Një burrë në Podujevë është arrestuar pasi në prezencë të policëve e ka kanosur gruan e tij.
Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në strehimore.
“KANOSJE- Podujevë / 27.07.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar për shkak se në prezencë të zyrtarëve policor ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.”