Dashi
21 mars – 19 prill
Dita e sotme të jetë më pozitive. Do të arrini një marrëveshje të re që mund t’ju sjellë përfitime të mëdha në karrierë. Mirëpo, mos i refuzoni takimet me njerëz dhe mbani të hapura të gjitha mundësitë. Suksesi juaj varet nga mënyra se si organizoheni.
Demi
20 prill – 20 maj
Më në fund do të pajtoheni me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do t’i shihni gjërat me një sy tjetër. E ardhmja do të jetë më e bukur. Puna po shkon mjaft mirë dhe do të jeni të lumtur me gjithçka që do t’ju ndodhë. Do të keni të hyra të mjaftueshme, por kjo nuk do të thotë që duhet të shpenzoni shuma marramendëse.
Binjakët
21 maj – 20 qershor
Ditë me shumë fat kjo e sotmja për ju. Do të ndiheni mjaft mirë me veten dhe do të merrni edhe disa vendime shumë të rëndësishme që mund t’ua ndryshojnë të ardhmen. Do ta ndryshoni rutinën e jetës së përditshme falë disa takime mbresëlënëse. Financat do të jenë goxha me të qëndrueshme se më parë.
Gaforrja
21 qershor – 22 korrik
Nëse lidhja juaj është vërtet e fortë, do të arrijë t’i kalojë pa asnjë problem sfidat që do të dalin gjatë kësaj ditë. Fatmirësisht nuk priten probleme. Kushtoni kujdes vetes dhe shëndetit tuaj. Mos e lini për nesër asgjë që mund t’ju ndikojë mirë mendërisht dhe fizikisht.
Luani
23 korrik – 22 gush
Një ditë goxha e vështirë do të jetë kjo e sotmja. Nuk do të kaloni mirë me familjarët dhe shpesh do të doni të arratiseni nga jeta juaj. Do të mundoheni të gjeni mënyra për ta përmirësuar situatën, por në fakt nuk do të jetë dhe aq e thjeshtë. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të shpenzoni në mënyrë që gjendja të mbetet e njëjtë.
Virgjëresha
23 gusht – 22 shtator
Ditë e mbushur me pasion kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Priten momente të mrekullueshme pranë personin që dashuroni kështu që çdo çast duhet shfrytëzuar. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë më shumë sesa duhet sepse realiteti do iu duket akoma me zhgënjyes. Financat do të kenë përmirësime të menjëhershme që do t’ju habisin.
Peshorja
23 shtator – 22 tetor
Duhet të keni më tepër besim te partneri juaj sot sepse përndryshe hendeku mund të thellohet akoma më shumë. Beqarët do të jenë të shpërqendruar dhe as që do të mendojnë të fillojnë një lidhje serioze. Në fakt, kanë për të humbur mundësi vërtet të mira. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Gjendja nuk do të jetë shumë e favorshme.
Akrepi
23 tetor – 21 nëntor
Ditë e këndshme, por pa diçka shumë të veçantë. Komunikimi do ta ruajë gjatë gjithë kohës klimën e ngrohtë në punë. Nuk do të doni të dilni sot aspak dhe do t’i refuzoni të gjitha ftesat. Do të keni shumë gjëra për të bërë edhe pasi të arrini në shtëpi. Por gjithçka do të arrini ta kryeni me kohë.
Shigjetari
22 nëntor – 21 dhjetor
Do të jeni shumë rivalë gjatë kësaj dite me kolegët tuaj dhe asnjëri prej jush nuk do të pranojë në asnjë moment që të hapë rrugë. Nëse po mendoni për ta ndërruar vendin e punës, duhet të mendoheni mirë për ta bërë zgjedhjen e duhur. Do të jetë mirë të mos shpenzoni pa menduar, por të keni më shumë kujdes.
Bricjapi
22 dhjetor – 19 janar
Do të flisni hapur me njëri-tjetrin gjatë kësaj ditë dhe do t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Shumë gjëra kanë për ta marrë drejtimin e duhur sot. Beqarët nuk do të kenë aspak mundësi të mira për të filluar një lidhje kështu që më mirë të qëndrojnë ashtu siç janë. Gjeni kohë për të bërë gjërat që doni.
Ujori
janar 20 – 18 shkurt
Duhet të veproni me shumë kujdes gjatë kësaj dite me më të dashurit tuaj, sepse mund të lindin goxha probleme dhe vështirësi. Mundohuni t’i kuptoni edhe pse ndani mendime krejtësisht të kundërta. Gjërat mund të mos ecin ashtu si e kishit menduar kështu që duhet ta ruani qetësinë.
Peshqit
19 shkurt – 20 mars
Jeta juaj në çift do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur sot. Do të ruani një komunikim të mirë me partnerin dhe do t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Beqarët nuk do të jenë me fat kështu që do të mbesin sërish të vetmuar. Edhe për pak kohë nuk do ta ndryshoni statusin. Gjendja e të ardhurave do të lërë goxha për të dëshiruar. Mos shpenzoni shumë.